Dita e Vullnetarizmit, Begaj falënderon qytetarët: Shqipëria ka nevojë për zemrën dhe kontributin tuaj çdo ditë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të vullnetarëve në shoqëri.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuojnë pa kushte për komunitetin.
“Ju jeni shtylla morale që mban gjallë angazhimin vullnetar social dhe solidaritetin. Kjo ditë na kujton forcën e një shoqërie të ngritur mbi ndihmën dhe përkushtimin, vlera themelore të karakterit tonë kombëtar. Respekt dhe mirënjohje çdo nisme që fuqizon komunitetin dhe u qëndron pranë qytetarëve. Vazhdoni me kurajë! Shqipëria ka nevojë për zemrën dhe kontributin tuaj sot dhe çdo ditë,” u shpreh Presidenti Begaj.
Në përfundim, Presidenti Begaj, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit ka vënë në pah rolin e pazëvendësueshëm të vullnetarëve, duke e cilësuar vullnetarizmin si një akt solidariteti dhe përgjegjësie sociale që forcon kohezionin dhe mirëqenien e shoqërisë shqiptare.
/rtsh.al/