E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tiranë- Arrestohen 2 persona, sekuestrohen armë dhe drogë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Hunter” për goditjen e veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë konkretisht 29-vjeçari I.D., i dënuar më parë për dy vepra penale, atë të plagosjes së rëndë me dashje dhe heqje e paligjshmërisë së lirisë, si dhe B. Xh., 22 vjeç.

Këta dy persona, u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, ndërsa gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së 22-vjeçarit, blutë e kryeqytetit sekuestruan gjithashtu 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. 

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.   

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. 

Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për krime kundër personit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hunter”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: 

I. D., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe  B. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën  dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi I. D. dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi B. Xh. 

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. D., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 armë të ftohtë dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›