Dogana Franceze, trajnim për kontrollin e anijeve tregtare në Durrës

TIRANË 13 shkurt/ATSH/ Dogana Shqiptare, në bashkëpunim me Doganën Franceze, zhvilloi trajnimin e avancuar mbi kontrollin e anijeve tregtare në Portin e Durrësit.
Ky trajnim, i cili përfshiu drejtues dhe specialistë të strukturave kyçe operative të Doganës Shqiptare, pati për qëllim forcimin e kapaciteteve për inspektimin dhe kontrollin e anijeve tregtare që operojnë në ujërat dhe portet shqiptare.
Trajnimi për specialistët e fushave të mbikëqyrjes detare, antitrafikut, hetimit doganor dhe komandantët e njësive navale të Doganës Shqiptare do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të sigurisë dhe mbikëqyrjes në kufijtë detarë të Shqipërisë.
1 nga 8/j.p/r.e/