E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogana Shqiptare, pjesë e takimit rajonal në Sarajevë kundër trafikimit të armëve të zjarrit

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Përfaqësues të Administratës së Doganës Shqiptare morën pjesë në takimin rajonal kundër trafikimit të armëve të zjarrit, i zhvilluar më 2-3 qershor në Sarajevë, në kuadër të projektit të SEESAC, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Sipas njoftimit të Doganës, në aktivitet morën pjesë ekspertë të sigurisë kufitare, administratave doganore dhe organizatave ndërkombëtare, të cilët diskutuan sfidat e reja në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve dhe komponentëve të tyre, si dhe mënyrat për forcimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e Doganës Shqiptare diskutuan në nivel teknik teksa prezantuan përvojën e administratës në forcimin e kontrolleve doganore, menaxhimin e riskut dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për rritjen e sigurisë kufitare.

Sipas Administratës Doganore, pjesëmarrja në forume të tilla rajonale shërben për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe koordinimin e veprimeve mes institucioneve përgjegjëse, në funksion të parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të paligjshëm.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta rajonale për forcimin e sigurisë dhe luftën ndaj krimit të organizuar ndërkufitar.

1 nga 3

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›