Zaimi: Netanjahu lejoi krijmin e Hamasit për të përçarë palestinezët

Kryeredaktorja e Albanian Post, Gerta Zaimi deklaroi në emisionin “3D” nga Alban Dudushi se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu lejoi krijimin dhe fuqizimin e Hamasit me qëllim përçarjen e palestinezëve.
“Hamasi nuk u rrit papritur apo pa kuptuar. Qeveria e Netanjahut ka një rëndësi të jashtëzakonshme në rritjen dhe fuqizimin e Hamasit, sepse e krijoi, pra e lejoi krijimin dhe fuqizimin e Hamasit për të krijuar përçarje me autoritetin e Izraelit. I shërbeu Hamasi për të përçarë palestinezët dhe nëpërmjet kontrollimit të kësaj përçarjeje dhe nëpërmjet lekëve që vinin nga Katari dhe formave të tjera menduan që do të marrin në kontroll. Nëse do t’i futemi studimit si ndodhi kjo rritje e Hamasit , nuk është vetëm fuqizim vetëm për atë që u la, apo mënyra se si u braktis populli i Gazës. Gjërat nuk dalin asnjëherë pa pritur, por kanë rrënjë”, u shpreh Zaimi.
/rtsh.al/