Doka: Diga e HEC-it të Banjës, nën monitorim

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, bëri të ditur sot se vijon monitorimi i situatës përgjatë digës së HEC-it të Banjës dhe gjithë shtratit të lumit Devoll, në kushtet e reshjeve të shtuar të ditëve të fundit.
Sipas Dokës, deri në këto momente nuk janë raportuar problematika të theksuara në territorin e bashkisë. Autoritetet vendore mbeten megjithatë në gatishmëri, pasi gjatë dy ditëve të ardhshme pritet që reshjet të vijojnë me intensitet.
Kreu i Bashkise, Doka theksoi se forcat zjarrfikëse dhe mjetet e shërbimit bujqësor janë vendosur në dispozicion për çdo ndërhyrje të nevojshme, ndërsa monitorimi i vazhdueshëm po kryhet për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të parandaluar komplikime të mundshme nga rritja e prurjeve në lumin Devoll.
“Aktualisht nuk kemi problematika të theksuara. Në dy ditë pritet që shirat të jenë të vazhdueshëm ndaj me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e bujqësisë jemi në gadishmëri”, deklaroi Doka. /j.p/