Dollari forcohet në raport me lekun, euroja nuk ndryshon

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha e gjelbër amerikane u forcua në raport me lekun, ndërsa euroja ruajti të njëjtën vlerë krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 81,78 lekë ose 0,03 lekë më shumë dhe euroja këmbehet me 94,89 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.
Paundi britanik këmbehet me 109,73 lekë ose 0,04 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 102,91 lekë, 0,18 lekë më pak se ditën e hënë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 81.78 | +0.03 | |
| Euro | EUR | 94.89 | 0.00 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.73 | -0.04 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 102.91 | -0.18 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 51.01 | -0.05 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.80 | -0.01 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 58.41 | -0.11 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.70 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.58 | -0.02 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.70 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 111.83 | +0.18 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 355137.83 | +496.52 | |
| Argjend (OZ 1) | XAG | 5766.39 | -13.65 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.10 | 0.00 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.10 | 0.00 | |
| Lira Turke | TRY | 1.77 | 0.00 | |
/r.e/