E Diel, 1 Nëntor 2026

Donia: Plani serb në Kosovë, cënon sigurinë e rajonit

Masat të cilat i mer qeveria serbe paraqesin rrezik të qart për sigurin jo vetëm të Kosovës po edhe të rajonit, deklaroi Robert J. Donia, Profesor në Universitetin e Miçigenit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në një analizë të përgatitur për institutin IFIMES ai thekson se themelimin i Kuvendit serb në Kosovë thellon edhe më tepër krizën ekzistuese në veri të Mitrovicës. “Sjellja e ministrive dhe banorëve serb në Kosovë është shkelje e standardeve ndërkombëtare, e cila nuk pritet nga një vend që aspiron të bëhet anëtare e BE-së”, deklaroi Donia.

Sipas tij, udhëheqësia e SHBA-ve, BE-së dhe NATO, të cilat po bëhen gati të përshëndesin qeverinë proevreopiane në Serbi, duhet të kenë parasysh rezikun serioz të stabilitetit, i cili mund të vij nga nga veprimet e Serbisë në Kosovë. (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›