E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet e varfra kërkuan ndihmë më të madhe nga G8

Liderët afrikanë kërkuan nga shtetet e pasura që t’i përmbushin premtimet se do t’i ndihmojnë kontinentit dhe i lutën që të mos harrojnë se rritja e çmimit të naftës dhe ushqimit edhe më shumë e përkeqëson varfërinë e tyre.

Përfaqësuesit e grupeve humanitare i akuzuan shtetet e pasura se kanë hequr dorë nga premtimet për rritjen e ushqimit për Afrikë për 25 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2010.Çështja e varfërisë në vendet afrikane ka qenë në majë të axhendës në fillimin e samtit tre ditor të G8-ës në Tokio të Japonisë.

Liderët e OKB-së dhe të Bankës Botërore (KB) kërkuan nga Grupi 8 që t’u ndihmojnë shteteve të varfra që t'ia arrijnë t'i dalin në fund çmimeve të larta të ushqimit.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun dhe kryetari i KS-së, Robert Zelik u pajtuan se shtetet e pasura, për shkak të kostove në ekonominë botërore, duhet t'i rrisin përpjekjet për realizimin e qëllimeve që kanë të bëjnë me uljen e varfërisë dhe arsimit në shtetet më të zhvilluara. Krahas kësaj teme pjesëmarrësit në takim kanë biseduar edhe për mundësin e përshpejtimit të negociatave globale për ndryshimet klimatike.

Lufta kundër ngrohjes globale pritet të jetë në fokus të ditës së dytë të samitit të G8-ës, tetë vendeve më të industrializuara të botës, në Japoni. Samiti i zhvillon punimet nën hijen e protestave të antiglobalistëve. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›