“Dorëheqja nuk imponohet nga dhuna apo nga rruga”/ Rama: Duart e regjimit të Teheranit janë në bulevard

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara para Kryeministrisë, duke deklaruar se dorëheqja e një kryeministri të zgjedhur nuk mund të imponohet përmes dhunës apo presionit të rrugës.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama theksoi se përgjegjësia kryesore e qeverisë mbetet përmbushja e objektivit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe mbyllja e negociatave.
Kreu i qeverisë u shpreh se, pavarësisht protestave dhe akuzave të ngritura, nuk ka dëgjuar prej protestuesve një program apo ide konkrete për vendin, ndërsa e cilësoi të papranueshëm, sipas tij, justifikimin e dhunës.
“Kështu që, ky është realiteti i fakteve, të tjerat janë si zhurma e makinave që shkojnë e vijnë. Në fund dua të them që unë i kam dëgjuar me më shumë vëmendje ata që kanë ardhur poshtë zyrës sime, çdo ditë. Ndërkohë që ata ulërinin e shanin pa pushim, unë isha duke punuar në zyrë me zërat e tyre.
Di gjithçka, saqë i kam mësuar përmendësh. Por, nuk kam marrë dot shënim, asnjë ide, asnjë program për Shqipërinë. Në asnjë rast dorëheqja e një kryeministri të zgjedhur nuk imponohet nga rruga. Por, në rastin tim kam edhe një specifikë tjetër: është progresraporti, këtu kilometri i fundit është i ndarë në 1 metra dhe çdo centimetër do një njeri mbi kokë.
Këtu është e shkruar e zeza në të bardhë që mbyllja e negociatave është një objekt i arritshëm. Unë e di që është e lehtë që të bësh ironi me përfshirjen e aktorëve të huaj, por përfshirja është reale. Unë nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Irani, por kam thënë që duart e regjimit të Teheranit janë atje në bulevard dhe janë me fakte. Dhe çuditërisht inteligjenca artificiale iraniane u shfaq aktive edhe në goditjet që iu shfaq Parisit. Shaku është këtu, patjetër detyra jonë është që të shikojmë faktet. Gjëja më skandaloze është justifikimi në kor i dhunës”, tha kryeministri Edi Rama.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

