E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Malltezit, dhëndri i Berishës mbetet në “arrest shtëpie”

Jamarbër Malltezi, i cili është marrë i pandehur për dosjen “Partizani” do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të Sali Berishës për revokim të masës së sigurisë.

Dosja “Partizani” për të cilën ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv, kaloi për gjykim më 19 maj dhe më 30 qershor  do të zhvillohet senaca e parë paraprake.

Shorti përcaktoi se do të jetë Elsa Ulliri ajo që do të shpallë vendimin përfundimtar për fatin e kryetarit te Partisë Demokratike dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Gjyqtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi janë dy anëtarët e trupës gjykuese.

Sali Berisha akuzohet për vepëren penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”.  I bashkëpandehur me Berishën është dhëndri i i tij, Jamarbër Malltezi  ndaj të cilit pozita ligjore është më e ashpër për shkak të akuzës së pastrimit të parave. Të përfshirë në këtë dosje janë edhe biznesmenët, Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja së bashku me noteren Andia Pustina.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha krijoi kushte kur shërbente si kryeministër i vendit që dhëndri i tij të përfitonte nga nxjerrja e akteve nënligjore privatizimin e trojeve shtetërore të ish- klubit sportiv, Partizani. Tashmë mbi truallin e privatizuar, janë ndërtuar 19 pallate./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›