E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja SASPAC, GJKKO rrëzon kërkesën e Beqajt për daljen nga kafazi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për daljen nga kafazi për dosjen e SASPAC. Në lidhje me këtë dosje, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka paraqitur një provë të re përpara gjykatës, një laptop të sekuestruar më herët gjatë këtij viti, në pronësi të Alfred Nikolli nga i cili është nxjerrë një dokument në format Excel, i cili përmban të dhëna mbi shpenzimet e kryera nga Nikolli në një event.

Ish-ministri akuzohet për abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Hetimet e SPAK kanë zbuluar se gjatë periudhës kur Beqaj drejtonte këtë agjenci, janë kryer prokurime fiktive në të paktën tetë raste, duke shmangur procedurat e rregullta ligjore.

Beqaj u arrestua më 4 korrik, ndërsa akuzat përfshijnë korrupsion, mashtrim dhe fshehje pasurie. Sipas SPAK, abuzimet janë kryer në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, i cili në atë kohë drejtonte projektin EUSAIR, pjesë e SASPAC gjatë viteve 2022–2023. Edhe Kurtulaj është arrestuar dhe po përballet me drejtësinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›