E Martë, 3 Nëntor 2026

Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë S. GJ., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas AMP-së “arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit (ambulancë) tip Volsvagen dhe si pasojë ka shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara në anë të rrugës”.

“Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.16 mg/l dhe 1.14 mg.l”, njoftoi AMP.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›