E Diel, 1 Nëntor 2026

“Dua të luaj”, Rama ndan pamje nga kantieri i projektit të ri në Elbasan: Një hapësirë moderne prej 22 mijë metra katror për fëmijë e të moshuar

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin social Facebook pamje nga kantieri i këndit “Dua të luaj” në Elbasan.

Projekti parashikon një hapësirë të gjerë prej 22 mijë metra katror, ku do të përfshihen fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, por edhe për familje e të moshuar.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e këndit “Dua të luaj”, në Elbasan, një hapësirë moderne prej 22 mijë metra katror, me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›