E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtarët e Tregut të Madh në Vlorë kundërshtojnë zhvendosjen, i drejtohen Ministres Spiropali

Tregtarët e Tregut të Madh në Vlorë janë ngritur sërish në protestë për të kundërshtuar vendimin e marrë një ditë më parë nga Këshilli Bashkiak i Vlorës, për zhvendosjen e tyre drejt zonës së Jallisë së Nartës. Ata janë mbledhur para Teatrit “Petro Marko”, ku pritet të zhvillohet një takim me prezencë të disa ministrave.

Tregtarët ja kanë paraqitur problemin edhe Ministres së Jashtme Elisa Spiropali, e cila ndaloi për të folur me ta, përpara se të merrte pjesë në takimin e planifikuar. Ministrja deklaroi se do të bisedojë me kryetaren e Bashkisë së Vlorës dhe me anëtarët e këshillit bashkiak lidhur me problematikën.

Tregtarët janë ngritur në protestë prej ditësh në dyert e bashkisë, duke kundërshtuar vendimi për rikonstruksionin e tregut të madh të qytetit dhe urdhri për zhvendosjen e tyre. Zhvendosjen e tyre drejt zonës së Jallisë së Nartës ata e kanë  cilësuar të papërshtatshëm për shkak të largësisë nga qyteti dhe mungesës së kushteve bazë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›