Shiste drogra të forta, arrestohet 45-vjeçari në Durrës. Përplasi makinën e policisë gjatë tentativës për t’u arratisur

Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës këtë të shtunë (31 janar), i akuzuar për shitje drogash të forta, vjedhje dhe posedues armësh.
45-vjeçari me inicialet J. I., banues në Durrës, u kap pas një ndjekjeje policore. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai përplasi automjetin e Policisë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në automjetin e tij, të marrë me qira nga një 51-vjeçar, u gjetën sasi heroine, kokaine dhe një elektroshok.
Është shpallur në kërkim një bashkëpunëtor i tij në vjedhje dhe një tjetër në shitjen e lëndëve narkotike. Po ashtu, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 36-vjeçarin E. H., banues në Kavajë, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetas me një pistoletë lodër.
Policia po punon për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë të 45-vjeçarit, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Durrësit, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale. Materialet procedurale janë referuar për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë.
/rtsh.al/