E Martë, 3 Nëntor 2026

Durrës – Policia çaktivizon lëndën plasëse tek “Veliera”, nisin hetimet

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Policia e Durrësit njofton se një pako e dyshuar me lëndë plasëse ishte vendosur pranë “Velierës”, ndërsa çaktivizuar nga njësia antieksploziv e RENEA-s.

Policia e Durrësit njofton se, “në datë 20.05.2025, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 1, në vendin e quajtur “Veliera”, është konstatuar një pako me lëndë të dyshuar plasëse”.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë dhe vendosën perimetrin e sigurisë, ndërsa njësia antieksploziv e RENEA-s kreu veprimet për çaktivizimin e pakos me lëndë plasëse që ishte lidhur me një celular të ngjitur me natriban. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, lexohet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›