E Martë, 3 Nëntor 2026

U kap me 31 700 paund të padeklaruara në kufi, ndalohet 36-vjeçari

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Një 36-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 700 paund të padeklaruara, është proceduar penalisht

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paund që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›