E Martë, 3 Nëntor 2026

Hoxha pret Granoff: AADF, kontribut në zhvillimin dhe modernizimin e vendit

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff.

Në takim u diskutua mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjithashtu në takim u vlerësua kontributi i AADF në Shqipëri dhe mbështetja e tyre për zhvillimin dhe modernizimin e vendit.

“Me Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) diskutuam mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Vlerësova kontributin e AADF në Shqipëri dhe mbështetjen e tyre për zhvillimin dhe modernizimin e vendit. Besoj se përmes partneriteteve të forta mund të sjellim ndryshime me vlerë për qytetarët tanë”, shkroi Hoxha në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›