E Hënë, 2 Nëntor 2026

E hënë 27 tetor, vranësira dhe reshje shiu

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale dhe kryesisht në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 12/19 Re shi diell
Kukës 9/17

Re shi diell

Lezhë 13/19

Re shi diell

Dibër 9/17 Re shi diell
Durrës 14/21

Re shi diell

Tiranë 15/20

Re shi diell

Elbasan 14/20 Re shi diell
Berat 14/21

Re shi diell

Vlorë 18/20

Re shi diell

Korçë 10/16 Re shi diell
Gjirokastër 13/21

Re shi diell

Sarandë 17/22

Re shi diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›