E Diel, 1 Nëntor 2026

E shtuna me mot të kthjellët, vranësira të pakta dhe erë përgjatë vijës bregdetare

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Vendi ynë pritet të përfshihet të shtunën nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës do të mbizotërojë moti i kthjellët, ndërsa herë pas here do të shfaqen vranësira të pakta kalimtare të larta e transparente.

Vranësirat pritet të jenë më të dukshme në zonat malore, kryesisht gjatë orëve të mesditës, por nuk parashikohet që të sjellin ndryshime të rëndësishme në kushtet e motit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësinë deri në 14 m/s.

Për shkak të forcimit të erës në zonat bregdetare, në dete pritet të ketë valëzim të forcës 2–3 ballë.

Në përgjithësi, kushtet atmosferike gjatë ditës së premte pritet të mbeten të qëndrueshme, me mbizotërim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/22 Diell
Kukës 12/27 Diell
Lezhë 16/26 Diell
Dibër 7/22 Diell
Durrës 12/28 Diell
Tiranë 14/27 Diell
Elbasan 14/28 Diell
Berat 9/28 Diell
Vlorë 14/26 Diell
Korçë 6/17 Diell
Gjirokastër 7/28 Diell
Sarandë 14/27 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›