Policia arreston kultivuesit e kanabisit në Vaun e Dejës

Dy persona janë arrestuar nga policia në Vaun e Dejës në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”.
Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan në flagrancë në parcelë shtetasit S. U., 45 vjeç, banues në Durrës, dhe Gj. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Mali Kolaj.
Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas kishin kultivuar 351 bimë narkotike, në 2 parcela, në fshatin Fshat i Ri.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies./vizionplus.tv