E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Vodhën mobilierinë ku punonin duke i shkaktuar 16 milionë lekë dëm, 2 në pranga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Calculation”, pas denoncimit të një administratoreje për vjedhje nga punonjësit e një kompanie mobiliesh.

Si rezultat i hetimeve dhe operacionit policor, u arrestuan shtetasit:

Sevastian Maci, 31 vjeç, magazinier

Florenc Begu, 35 vjeç, përgjegjës në mobilieri

Ndërkohë, nisi procedimi penal ndaj bashkëpunëtorëve të tyre:

K. D., 47 vjeç

O. D., 32 vjeç, të dy me detyra përgjegjësie në kompani.

Të dyshuarit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to, dhe më pas i kanë shitur pa i deklaruar, duke i shkaktuar kompanisë një dëm prej 16 milionë lekësh të rinj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›