E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Dogji 2 automjete dhe realizoi 4 vjedhje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Është finalizuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë, operacioni policor i koduar “The pursuit” duke vënë në prnga një 30-vjeçar, i identifikuar si Marius Xhepa.

Ai dyshohet si autor i djegies së 2 automjeteve dhe i 4 vjedhjeve, ndërsa rezulton me precedentë të mëparshëm për vjedhje.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-ka djegur 2 automjete në pronësi të shtetasit G. Xh., më datë 17.03.2025, në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, Kombinat;
-ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme, në 3 banesa dhe në 1 automjet, gjatë muajve të fundit, në zona të ndryshme në Tiranë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›