E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Dronët e Policisë i zbulojnë kanabis në oborr, pranga 38-vjeçarit në Kurbin

Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në të gjithë territorin e vendit.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me forcat operacionale dhe me përdorimin e dronëve, kanë zbuluar dhe goditur një rast të kultivimit të kanabisit në fshatin Laç.

Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Anton Biba, 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për 116 bimë narkotike, të mbjella në oborrin e banesës së tij.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit të arrestuar i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Koordinata” vijon intensivisht në gjithë vendin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›