E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI-FOTO/ Grabitja e armatosur te “5 Maji”, arrestohet pas disa orësh autori

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes me armë në një pikë Exchange në qendrën “Concord” në kryeqytet ditën e sotme.

Bëhet fjalë për shtetasin Luan Maçi, 42-vjeç.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm kur autori, i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, arriti të marrë rreth 3 milionë lekë të vjetra.

Pas grabitjes ai u arratis me një motor për tu arrestuar disa orë më vonë.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.

Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari.

42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›