E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd, çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku është gjetur i pajetë një shtetas i gjinisë mashkull.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Nazmi Cani, 63 vjeç. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shtetasi Cani nuk është ndier mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin e tij. Ai ka ndaluar mjetin dhe ka dalë prej tij, por pikërisht në atë moment dyshohet të ketë pësuar infarkt fatal.

Trupi i pajetë është konstatuar nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet. Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›