E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Vodhi sërish makina për t’i shitur, arrestohet 43-vjeçari në Durrës i dënuar më parë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Qëllimi”, duke arrestuar një 43-vjeçar me precedentë penalë, i dyshuar për vjedhjen e dy automjeteve.

Elton Tafa (Beu), 43 vjeç, u kap pas një kallëzimi për vjedhjen e një automjeti më 28 shtator 2025. Hetimet treguan se ai e kishte çuar mjetin në Durrës, me synim ta shiste, por automjeti u sekuestrua nga Policia.

Dyshohet gjithashtu se i njëjti shtetas ka vjedhur edhe një automjet tjetër në muajin korrik. Policia po vijon punën për lokalizimin e këtij automjeti dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga i arrestuari.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›