Shpallet në kërkim 38-vjeçari në Tiranë, kanosi bashkëshorten, gruaja konsumoi medikamente

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës.
38-vjeçari me iniciale B.S, dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshorten e tij, e cila më pas, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar disa medikamente.
Aktualisht ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv