Edmond Panariti Punetqe do te bejme ne Tirane
Kryetari i bashkise se Tiranes para miratimit te buxhetit te bashkise per vitin 2012 beri takime ne njesite bashkiake. Sa jane pasqyruar ne buxhetin e sapomiratuar hallet dhe shqetesimet e shprehura nga qytetaret ne keto takime
Punesimi cilesia e jetes dhe infrastruktura jane shtyllat kryesore mbi te cilat eshte hartuar buxheti i vitit 2012 per Tiranen. Buxheti i miratuar tashme prej Keshillit Bashkiak eshte shume i artikuluar dhe i detajuar
ne zerat e investimeve per te 11 njesite bashkiake te kryeqytetit duke qene ne kete menyre shume transparent dhe informues per banoret.
Percaktimi i prioriteteteve te investimeve u krye nga z.Basha ne dialog me banoret e kryeqytetit gjate fushates zgjedhore por edhe me pas me kryetaret e zgjedhur te minibashkive si dhe perfaqesues te komuniteteve nga keto njesi vendore.
Projekt-buxheti per vitin 2012 u diskutua me pas ndermjet kryebashkiakut dhe banoreve te seciles prej 11 njesite vendore te kryeqytetit nga ku rezultuan shume verejtje dhe sugjerime te cilat u reflektuan ne variantin perfundimtar te tij i cili u miratua ne keshill.
Buxheti me nje vlere prej 70 milione dollare eshte me i madhi ne historine e qytetit dhe do te zbatohet sipas filozofise se drejtimit te instaluar tashme ne bashki shkurtim shpenzimesh dhe rritje investimesh. Ne investimet e drejtperdrejta te parashikuara ne njesite vendore te Tiranes perfshihen edhe rikualifikimi urban i infrastruktures rrugore i ujesjelles-kanalizime rikonstruksioni dhe ndertimi i shkollave kopshteve e cerdheve ndertim qendrash sociale permiresim i menaxhimit te mbetjeve urbane krijim i hapesirave te gjelbra ndertim terrenesh sportive etj.
Pervec kesaj thuajse te gjitha njesite vendore perfitojne edhe nga impakti i projekteve madhore strategjike te zhvillimit urban te Tiranes te cilat shtrihen ne territorin e ketyre njesive. Keshtu pershembull banoret e njesise bashkiake numer 11 jane perfituesit kryesore te nje sere projektesh strategjike qe marrin jete gjate vitit 2012 si ndertimi i terminalit te ri te trenit dhe autobuseve urbane dhe interurbane. Po keshtu Linja e Tramit Laprake-sheshi Nene Tereza rehabilitimi i Lumit te Tiranes nderhyrja ne rrethrrotullimin e Doganes dhe mbikalimet qe parashikohen te ndertohen pergjate rruges se Durresit. Te gjitha keto jane projekte qe kane impakt mbi kete zone si per sa i perket zhvillimit ekonomik por edhe punesimit.
Cfare beri dhe nuk beri Rama ne Tirane per tre mandate
Nuk besoj se dikush mund te jete i interesuar qe une te bej bilancet e drejtimeve te meparshme. Perpos kesaj analiza te tilla gjithnje rrezikojne te mbartin ne vetvete subjektivizem dhe shpesh edhe doza spekullimi. Sidoqofte vota popullore ne fund te mandatit eshte vleresimi me i mire qe mund ti behet cdo drejtuesi.
Ka patur shume kritika per mbylljen e punimeve ne sheshin Skenderbej
duke u devijuar nga projekti i meparshem. Nderkohe eshte premtuar se forma e sheshit si vendkalimi per makinat do te ndryshoje serish pas tre viteve. Si do te behet kjo dhe cfare kostosh do te paguaje qytetari per ndryshimet e shpeshta ne projekt
Para se ti pergjigjem kesaj pyetje me lejoni tju kujtoj menyren se si filluan punimet nga Bashkia e drejtuar nga z. Rama ne sheshin Skenderbej. Kam pershtypjen se administrata e z. Rama ende nuk ishte gati per ti filluar nderhyrjet ne shesh pavaresisht finalizimit te nje projekti per kete qellim. Por nje zhvillim i papritur u dha planeve te Bashkise se atehershme nje kthese te menjehershme. Me kujtohet se sheshi pati degraduar ne nje shkalle te tille sa qe gropat dhe brazdat gjate tij e veshtiresuan aq shume qarkullimin e mjeteve dhe te kembesoreve dhe gjendja u be e padurueshme. Nisur nga kjo situate rrenimi infrastrukturor dhe madje poshterues per sheshin historik te Tiranes qeveria Berisha i kerkoi Ministrise se Puneve Publike te hidhte nje shtrese asfalt pergjate perimetrit te sheshit per te ndalur degradimin e metejshem dhe mundesuar nje qarkullim normal te mjeteve. Meqenese nje nderhyrje e tille rehabilituese e perkohshme nga qeveria sipas Bashkise rrezikonte te rriste vleren e aksioneve te kapitalit politik te qeverise ne prag te zgjedhjeve lokale atehere ajo vendosi te bllokonte kete nderhyrje me cdo kusht.
Keshtu edhe pse teresisht e papergatitur Bashkia
shpalli fillimin e punimeve ne shesh duke e bllokuar ate me eskavatore mjete te renda dhe materiale inerte. Se cfare ndodhi ne ditet dhe muajt qe vijuan mendoj se nuk eshte e nevojshme tju shpjegohet qytetareve te metropolit ngaqe ata e vuajten per muaj te tere kaluarin e paralizes se trafikut dhe levizjes ne qender dhe madje thuajse bllokimin e kesaj te fundit. Jam i bindur se nese do te behej nje anketim i qytetareve te Tiranes lidhur me natyren e punimeve kryesisht nentokesore brenda sheshit sigurisht qe pjesa derrmuese e tyre do te ngrinte supet.
Padyshim qe me kete nuk dua te ve ne diskutim vleren dhe racionalen e ketyre punimeve por thjesht desha te theksoj mungesen e informimit apo
edhe paralajmerimit qytetar lidhur me ate cka po ndodhte ne shesh. Nderkaq zgjedhjet lokale te Majit e gjeten sheshin ne nje gjendje infarkti urban dhe te bllokuar prej nje pirgu inertesh e mbetjesh ndertimore nga
punimet e paperfunduara dhe per me teper qe nuk paraqitnin ndonje perspektive finalizimi.
Kete gjendje trashegoi administrata jone e re e dale nga zgjedhjet se bashku me stresin dhe irritimin qytetar gjithnje ne rritje nga bllokimi pa afat i qendres por edhe paralizimin e jetes ekonomike dhe sociale rreth sheshit dhe me gjere. Ne kete menyre qe ne ditet e para ne u ndodhem perpara presionit ne rritje per zhbllokimin sa me pare te qendres se Tiranes nepermjet nje zgjidhje sa me te shpejte dhe dinjitoze. Ne fundin e nentorit te vitit te kaluar ne ju kthyem qytetareve te Tiranes sheshin e tyrehistorik si nje zgjidhje prestigjoze estetike dhe mjaft dinjitoze ku hapesirat per qarkullimin e mjeteve kembesoreve bicikletave harmonizohen brenda nje permase gjelberimi te panjohur me pare. Ju garantoj se asnje qindarke nga punimet e meparshme nuk shkoi dem perkundrazi ato moren nje vlere disa here edhe me te shtuar si rrjedhoje e zgjidhjeve inteligjente dhe kurajoze urbanistike.
Ju me pyesni nese sheshi do te ndryshoje ne te ardhmen
Per mua sheshi nuk eshte nje gje e ngurte dhe formatuar nje here e pergjithmone sepse ai nuk ka se si te mos ndikohet nga dinamika e zhvillimeve te vrullshme urbane te perspektives qe do te perfshijne kryeqytetin si pershembull ndertimi i bulevardit te ri te Tiranes i cili
shtrihet deri ne Paskuqan si dhe shume zhvillime te tjera. Keto ndikime nuk do te zhvleresojne investimet aktuale por do ti mbivleresojne ato nepermjet modifikimeve permiresuese strukturore.