E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshohen drejtuesite Policise se Shtetit

Policia e shtetit i ka filluar heret per kete vit pastrimet e praneveres. Me urdher te Ministrit te Brendshem Bujar Nishani pas perfundimit te mandatit te dy zv-dretoreve te ketij institucioni jane zevendesuar nga dy te tjere. Duket se numri dy i policise shqiptare do jete nje femer Anila Hoxha e cila mbante me pare funksionin e keshilltares ne kabinetin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit.

Te larguarit nga detyra jane Ahmet Haxhia zv.drejtor per trajnimet dhe Rasim Borishi zv.drejtor per sherbimet mbeshtetese.

Pas perfundimit te detyres qe mbanin deri sot ish-zv.drejtori i pergjithshem Ahmet Haxhia eshte emeruar ne postin e Drejtorit te Policise se Qarkut Gjirkaster ndersa Rasim Borishi u emerua drejtor i Administrates se Kufirit dhe Migracionit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Ne postin e zvdrejtorit te Pergjitshem per Trajnimet u emerua Anila Hoxha. Nderkohe ne postin e zevendesdrejtorit te Pergjithshem per Sherbimet mbeshtetese eshte emeruar Dashamir Maci i cili mbante funksioninin e Drejtorit te Personelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise.

Nderkohe i eshte rinovuar mandati dy zv/drejtoreve te tjere Agron Kulicaj dhe drejtorit te kufirit Pellumb Nako. Rinovimi i mandatit te tyre behet edhe per tre vjet te tjera.

Funksionin e Drejtorit te Personelit e ka marre Jashar Vreka i cili mbante postin e Drejtorit te Policise se Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›