E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eduart Merkaj në krye të AMP-së: Angazhimi i punonjësve, thelbësor në garantimin e llogaridhënies

TIRANË, 1 tetor /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj zhvilloi sot takimin e parë prezantues me stafin e institucionit pas marrjes së detyrës.

AMP njoftoi, përmes një postimi në rrjetet sociale, se gjatë fjalës së tij Merkaj prezantoi vizionin dhe prioritetet kryesore të drejtimit, duke theksuar rëndësinë e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës në ushtrimin e misionit të Agjencisë.

“Në vijim të takimit ai kërkoi bashkëpunim të ndërsjellë dhe angazhimin e çdo punonjësi, si një element thelbësor në garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e besimit të publikut”, bëri të ditur AMP.

Eduart Merkaj u emërua drejtues i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit në korrik të këtij viti.

Merkaj ka mbajtur disa poste në Policinë e Shtetit. Më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Gjithashtu Merkaj ka qenë drejtor i Policisë Kriminale si dhe drejtues i departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit.

1 nga 3

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›