E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eksperti: Një paketë fiskale në kushtet e emergjencës

Gjeri Tafa, konsulent biznesi është i mendimit se paketa fiskale është një dokument, i cili është bërë në kushtet e emergjencës.

Deri më tani, nuk ka një analizë të kostove dhe përfitimeve që ajo do të sjellë.

Sipas tij më shumë i ngjan një ekuacioni shifrash, ndërsa godet biznesin.

“Kjo paketë për mua godet motorin e zhvillimit ekonomik, që është biznesi. Fakti që është bërë pa konsultim dhe pa dialog është dëshmi që rrit ndjeshëm kostot për biznesin. Me këtë ndryshime fiskale, barra totale e taksave mbi një biznes arrin  30% dhe kjo është një kosto që e bën biznesin vendas jo konkurrues. Ndryshimet u bënë në emergjencën dhe me një klimë poltike jo të qetë. Këtë realitet reflekton paketa”, tha Tafa në Vizion Plus.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›