E Diel, 1 Nëntor 2026

I ra bojleri i ujit aksidentalisht gjatë punës, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri”, Tiranë.

Një 52-vjeçar, duke punuar në banesën e shtetasit F. H., për çmontimin dhe heqjen e bojlerit të ujit, aksidentalisht bojleri është shkëputur dhe i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit.

Fatkeqësisht, B. H., 52 vjeç ka ndërruar jetë në spital.

Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›