E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita “Rrënjët” në Vlorë, piktori i njohur Agim Sulaj sjell për publikun disa nga punimet e tij

Mbrëmjen e së premtes  është çelur ekspozita “Rrënjët”e piktorit të mirënjohur vlonjat Agim Sulaj, në hollin  e teatrit”Petro Marko”.

Sulaj që tashmë është pjesë e panteonit të artistëve të famshëm, veçoi një nga punët e tij “Valixhen e emigrantit” që sipas tij është sinjifikative veçanërisht për Vlorën.

Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin  njerëz të artit dhe kulturës, të cilët vlerësuan punën e tij.

“Mjeshtër të artit pamor, i cili ka përfaqësuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare ndërsa ka marrë trofe të shumta”, tha piktori Nestor Jonuzi.

Artisti i mirënjohur Agim Sulaj është rikthyer për të 9-tin vit me ekspozitën “Rrënjët”, një metaforë për lidhjen e tij me atdheun, edhe pse punon e jeton në Europë.

Peneli i tij ka kaluar kufijtë kombëtarë dhe është bërë pjesë e panteonit të artistëve me famë botërore. Fitues i 270 çmimeve ndërkombëtare, ai ka vendosur një rekord të papërsëritshëm në artin shqiptar, duke ekspozuar edhe në Kinë, ku është nderuar me çmime prestigjioze./vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›