Ekspozitë për çlirimin e Korçës, koleksionisti Mirgen Shamblli sjell dokumenta e foto të kohës

Një ekspozitë me materiale e foto nga dita e çlirimit të Korçës është çelur te Qoshka e koleksionistëve në pazarin e vjetër.
Koleksionisti Mirgen Shamblli tregon se kjo ekspozitë përfshin ditën e parë të çlirimit, momente festive, buletinin e luftës, por edhe programin e radio Korçës në këtë ditë të parë të çlirimit të qytetit.
“ Janë materiale nga cclirimi i qytetit. Është dita e parë e cclirimit, momente festive në qytet. Gjithashtu kemi dhe trakte që janë shpërndarë në atë kohë. Është buletini i Luftës Nacional Çlilirmtare dhë shumë materiale të ndryshme. Këtu kemi dhe materiale nga Radio Korça dhe programet e asaj dite. Pra është një ekzspozit me larmi tematikash dhe materialesh“ u shreh koleksionisti Mirgen Shamblli.
Koleksionisti ka edhe një apel për emetimin e një pulle me ditën e çlirimit të Korçës.
“I bëj një thirrje dhe Postës Shqiptare që të emetojë një pullë me ditën e çlirimit të Korçës.“
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë me radhë për të gjithë qytetarët e vizitorët e interesuar për tu njohur me faktet, dokumentat e fotot e prezantuara.
Gazetare: K. Koçi