MOSKË – Rusia kundërshton Trumpin për kolapsin ekonomik

MOSKË, 15 tetor /ATSH/ – Rusia reagoi sot ndaj paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se mungesat e benzinës tregonin se ekonomia ruse po i afrohej kolapsit, sipas “Reuters”
Presidenti Trump shprehu dje zhgënjim ndaj presidentit Vladimir Putin, për të cilin tha se nuk ishte i gatshëm t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri rus, Aleksander Novak, tha se furnizimi me benzinë në tregun e brendshëm rus është i qëndrueshëm.
“Ne kemi një furnizim të qëndrueshëm në tregun e brendshëm dhe nuk shohim probleme në këtë drejtim”, tha Novak.
“Ekuilibri midis prodhimit dhe konsumit po ruhet, dhe ne, nga ana e qeverisë dhe ministrive përkatëse, po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo situatë të mbetet e tillë,” shtoi ai. /Ad.Ab./