E Diel, 1 Nëntor 2026

Eneda Tarifa rikthen nostalgjinë me “Degjoma këngën” në Festivalin e Pranverës

Nata finale e Festivalit të Pranverës në Teatrin e Operas dhe Baletit u pasurua me një moment të veçantë, kur këngëtarja e njohur Eneda Tarifa interpretoi këngën “Degjoma këngën”.

Ky krijim i paharrueshëm, i prezantuar për herë të parë në Festivalin e Pranverës të vitit 1990, mban autorësinë e kompozitorit Agim Krajka dhe tekstin e Zhuliana Jorganxhit.

Tarifa solli në skenë një interpretim të fuqishëm e plot emocion, duke i dhuruar publikut nostalgji dhe respekt për trashëgiminë muzikore shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›