E Diel, 1 Nëntor 2026

Erseka ndez dritat festive dhe mirëpret atmosferën e fundvitit

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Festat e fundvitit kanë mbërritur edhe në qytetin e Ersekës, ku janë ndezur dritat festive që do të shoqërojnë gjithë muajin dhjetor.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale videon e momentit të ndezjes së dritave, në një atmosferë të qetë, ku morën pjesë fëmijë dhe të rritur. Zbukurimet dhe ndriçimet shumëngjyrëshe kanë filluar të gjallërojnë Ersekën, duke sjellë atmosferën tipike të festave të fundvitit.

Rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe instalacione ndriçuese, të cilat do të jenë të pranishme gjatë gjithë muajit.

Aktivitetet e dhjetorit pritet të kulmojnë në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›