E Hënë, 2 Nëntor 2026

BERLIN – 350 000 litra naftë bruto ndotin periferinë pas një incidenti

BERLIN, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministrja e Mjedisit Hanka Mittelstädt deklaroi se midis 250 000 dhe 350 000 litra naftë bruto besohet se kanë rrjedhur në fshatrat në veri të Berlinit pas një rrjedhjeje në tubacion në shtetin gjerman të Brandenburgut.

Më parë, ekipet e shpëtimit vlerësuan se të paktën 200 000 litra kishin rrjedhur nga tubacioni që lidh qytetin portual të Detit Baltik, Rostock, me Schwedt, pas një aksidenti industrial në mbrëmje.

‘’Ekipet e shpëtimit arritën të mbyllin rrjedhjen pranë fshatit Gramzow në orët e para të së enjtes, pasi nafta kishte rrjedhur për orë të tëra’’, tha një zëdhënës i ekipit rajonal të koordinimit të emergjencave.

Sipas operatorit të rafinerisë PCK, gjetjet fillestare sugjerojnë se aksidenti u shkaktua nga puna përgatitore për një test sigurie të planifikuar në tubacion.

Shefi i zjarrfikësve të Schwedt, Alexander Trenn, deklaroi se zjarrfikësit kishin hequr derdhjen e dukshme dhe se të gjitha pellgjet e naftës ishin zhdukur kur ata u larguan nga vendi gjatë natës.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›