Euroja dhe dollari amerikan zhvlerësohen përballë lekut

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Monedhat e huaja, dollari amerikan dhe euroja humbën lehtë terren këtë fillim korriku në kursin e këmbimit me lekun, teksa paundi britanik u forcua.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 82,56 lekë, duke humbur 0,08 pikë, ndërsa një euro u këmbye me 94,03 lekë, ose 0,11 lekë më pak se një ditë më parë.
Paundi britanik u këmbye sot me 109,39 lekë, ose 0,04 lekë më tepër, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 101,93 lekë, ose 0,13 lekë më pak se dje. /j.p/
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 82.56 | -0.08 | |
| Euro | EUR | 94.03 | -0.11 | |
| Poundi Britanik | GBP | 109.39 | +0.04 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 101.93 | -0.13 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 50.76 | -0.16 | |
| Dollari Australian | AUD | 56.88 | +0.02 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 58.06 | +0.01 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.47 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.30 | -0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.58 | -0.01 | |
| SDR | SDR | 111.96 | -0.12 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 328579.72 | -3,318.22 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 4783.53 | -51.82 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.15 | -0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.14 | -0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 1.77 | 0.00 | |
/j.p/r.e/