E Martë, 3 Nëntor 2026

Europiani U-17 Shqipëri 2025, fusha e kompleksit “Sol” gati për finalet

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Një tjetër fushë stërvitore i bashkohet listës së terreneve të gatshme për finalet e Kampionatit Europian U-17 Shqipëri 2025.

Federata e Futbollit ka përfunduar ndërhyrjet e nevojshme në fushën e kompleksit “Sol” në Durrës, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e saj dhe duke e kthyer në një terren modern, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA.

Kjo fushë do të jetë një nga ambientet stërvitore në dispozicion të ekipeve finaliste gjatë turneut final. Aktualisht, grupi i punës së FSHF-së është fokusuar në mirëmbajtjen e fushës për të garantuar një cilësi sa më të lartë.

Krahas këtij terreni, po vijon puna edhe në disa fusha të tjera stërvitore në vend, që do të jenë pjesë e rrjetit logjistik për organizimin e turneut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›