FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË VEPRIMTARINË ME RASTIN E 8 MARSIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË GRUAS.

8 mars 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi morën pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta “Progresi është me mua, bashkohu edhe ti” në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori” me rastin e Festës së 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidentit Topi u shpreh:
Përshëndetje!
I nderuar zoti Kryeministër!
I nderuar zoti Minstër!
Të nderuara gra!
Zonja Ministre Bregu!
Zonja Zëvendësministre!
Zonja të nderuara, e kam shumë të vështirë t’u adresohem sot të gjitha grave. Do të doja t’ju adresohesha në mënyrë specifike, sepse kjo është dita juaj, është dita e gjithësecilës. Eshtë një ditë shumë e rëndësishme për të gjitha ju dhe për të gjithë ne.
Të nderuara nëna, gra, motra!
Të nderuar pjesëmarrës,
Kam kënaqësinë e veçantë sot, të përshëndes të gjitha gratë e pranishme në këtë ambjent, përfaqësuese të shoqërisë civile e të sferës publike, i bindur që në krahun tuaj gjenden virtualisht të gjitha gratë e Shqipërisë, të cilat me urtësi, dinjitet dhe përkushtim ditën t’u përgjigjen kërkesave të kohës përgjatë trajektores së historisë.
Bashkë me ju përshëndes të gjitha gratë shqiptare kudo që ndodhen!
Kjo ditë është simbol i festës dhe i kujtimit për të gjitha ato gra që kanë kontribuar në progresin e shoqërisë shqiptare, në përmirësimin e pozicionit të grave në shoqëri dhe në të gjitha sfidat tona kombëtare.
Unë konstatoj me admirim se gruaja shqiptare me cilësitë dhe meritat e saj, i është imponuar realitetit tonë, duke i tejkaluar pengesat ndaluese që në nisje, ndalesa objektive e subjektive, tradicionale e aktuale.
Gratë shqiptare kanë krijuar modele të një edukimi të lartë e të suksesshëm, në shoqëri, në poste drejtuese, në politikë, ekonomi, sistemin bankar, në fusha të ndryshme të dijes, arsimit, shkencës, kulturës, arteve e letrave duke krijuar individualitete të spikatura, të konfirmuara edhe në fushat e konkurrimit ndërkombëtar.
Në sistemin arsimor të vendit tonë, ato mbajnë me dinjitet barrën më të rëndë, të vetëdijshme që shkolla është palca e një kombi. Mësueset shqiptare në çdo moment janë ngritur në lartësinë e përgjegjësisë së tyre.
Të gjithë së bashku duhet të punojmë më shumë që gruaja t’i fitojë të gjitha të drejtat e saj themelore dhe t’i ushtrojë ato. Unë i ftoj sot të gjitha gratë shqiptare të mos i rreshtin përpjekjet për të drejtat dhe dëshirat e tyre, sepse raporti i gruas me familjen, me shoqërinë, shtetin dhe instrumentet e tij, nuk është thjesht një çështje ndjeshmërie, por një çështje thelbësore e lirisë dhe demokracisë, emancipimit dhe progresit të të gjithë shoqërisë sonë. Vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të privohet nga energjia femërore, e pa vënë në lëvizje dhe e pavlerësuar në nivelin e duhur.
Unë jam i vetëdijshëm që realiteti i gruas, të drejtat, pjesëmarrja apo përfaqësimi i saj, shfaqet në trajta të ndryshme, nga Tirana në rrethe, apo nga qyteti në zonat rurale.
Mungesa e vazhdueshme e statistikave dhe analizës për situatën e grave në nivel vendor, komune, bashkie, qarku dhe në nivel qëndror ka ndikuar negativisht tek aftësia e faktorëve vendimarrës dhe tek shoqëria civile për të patur një vlerësim të saktë rreth statusit të grave dhe arritjes të një barazie gjinore optimale.
Gruaja shqiptare, në ndryshim nga burri, e ka akoma të vështirë të punësohet, qoftë në sipërmarrjet private, qoftë në ato publike apo të rrisë përfaqësimin në politikë. Personalisht mbështes dhe do të jem konstant në nxitjen e institucioneve tona për të respektuar normat e familjes europiane, pjesë e së cilës dëshirojmë të jemi sa më shpejt, norma që barazinë ndërmjet grave dhe burrave e shohin si një kusht të domosdoshëm për të arritur objektivat e rritjes, të punësimit, të bashkëjetesës shoqërore dhe pjesëmarrjes së grave në mënyrë të qenësishme në politikë.
Krahas arritjeve, në shoqërinë tonë ka akoma dukuri shqetësuese. E rëndë dhe e papranueshme është dhuna ndaj grave në format e saj fizike apo psikologjike. Jo pak herë jemi gjendur përballë ngjarjeve të shëmtuara brenda familjes. Në shumë raste kjo dhunë ka mbetur e mbyllur, nuk është denoncuar dhe ky është një gabim i rëndë që lejon përsëritjen.
Përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar një shtet ligjor dhe të integruar duhet të jenë në sintoni me luftën kundër çdo lloj diskriminimi. Që të marrë fund dhuna në familje dhe cënimi në punë, duhet të kujdesemi edhe nëpërmjet një baze ligjore rigoroze, e cila duhet të parashikojë mbrojtjen e dinjitetit të gruas në këto mjedise.
Për të arritur një qëllim të tillë, është i domosdoshëm një impenjim mbarë shoqëror, edukativ në respekt të gruas dhe për një kulturë kundër dhunës që e ndjen si të patjetërsueshëm kriterin e barazisë gjinore. Për këtë duhen përdorur të gjitha mjetet, duke filluar që nga bankat e shkollës fillore e deri në universitet, apo në masmedia dhe sipërmarrje sensibilizuese, sepse ligjet janë themelore, por nuk mjaftojnë pa vullnetin njerëzor për t’i bërë ato vepruese.
Përfitoj nga kjo mundësi që më jepet sot, të përshëndes gratë më të dashura, gjyshet, gratë e moshës së tretë, të cilat me virtytet dhe dashurinë e tyre janë një ndihmesë e pazëvendësueshme në formimin dhe rritjen e fëmijve tanë.
Unë jam i bindur që në sfidat e sotme, të gjithë duhet të kontribuojmë për pozicionin e gruas. Por një thirje shumë e sinqertë vjen si një mesazh i drejtpërdrejtë për ju, që nëpërmjet solidaritetit midis jush, për të pasur pastaj mundësinë të jeni konkurruese, të denja dhe të barabarta në të gjithë shoqërinë, në mënyrë që edhe burrat, edhe ata që kanë qenë gjithmonë të predispozuar për t’ju ndihmuar, të gjejnë terrenin e duhur për t’ju ndihmuar realisht.
Unë me këtë rast, duke ju uruar grave edhe një herë këtë festë të rëndësishme, shpreh bindjen që dashuria e tyre, buzëqeshja e tyre, entuziazmi i tyre, serioziteti dhe inteligjenca e tyre janë fytyra e re e një Shqipërie që modernizohet, që bëhet më demokratike e është gjithnjë e më afër dyerve të familjes Europiane.
Ju faleminderit"!