E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Avionë luftarakë tajlandezë godasin Kamboxhian

BANGKOK, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Avionë luftarakë tajlandezë kryen sot paradite sulme ajrore në territorin e Kamboxhias, ndërkohë që përplasjet përgjatë kufirit midis dy vendeve janë ashpërsuar, raportuan mediet lokale.

Sipas “Khmer Times”, që citon Ministrinë e Mbrojtjes së Kamboxhias, avionë” F-16” hodhën të paktën dy bomba mbi fshatra në provincën Meanchey, pranë kufirit.

Nuk njoftohet për viktima.

Raporti shton se avionët tajlandezë fluturuan mbi disa zona kamboxhiane, ndërsa u shënuan edhe sulme të tjera tokësore dhe detare, pa detaje të mëtejshme.

Autoritetet tajlandeze nuk kanë komentuar ngjarjen.

Sipas medieve, presidenti i Senatit të Kamboxhias, Hun Sen, shprehu shqetësimin, por vlerësoi ushtrinë për qëndresën dhe guximin.

Hun Sen kishte theksuar më herët se Kamboxhia fillimisht kishte treguar përmbajtje për të respektuar armëpushimin e ndërmjetësuar më 26 tetor, por tani trupat janë të detyruara të luftojnë për të mbrojtur territorin e vendit.

Që nga e diela, si Tajlanda ashtu edhe Kamboxha akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit rreth 800 kilometra të gjatë.

Presidenti i SHBA-së,onald Trump, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e armëpushimit, tha se planifikon të ndërhyjë sërish.

“Nesër do të më duhet të bëj një telefonatë”, u tha ai mbështetësve në Pensilvani duke iu referuar përleshjeve mes dy vendeve.

Luftime të ashpra janë raportuar në disa zona përgjatë kufirit, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë në të dy anët të kërkojnë strehim ose të zhvendosen drejt zonave më të sigurta./   /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›