E Hënë, 2 Nëntor 2026

RUSI – Lavrov: Gati të reagojmë nëse Evropa dislokon trupa në Ukrainë

MOSKË, 10 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi sot se Rusia do t’i përgjigjet çdo dislokimi trupash evropiane në Ukrainë.

“Moska nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me Evropën, por është e gatshme të reagojë ndaj çdo pranie ushtarake evropiane në vendin fqinj”, theksoi Lavrov.

Lavrov kritikoi atë që e quajti “verbëri politike të pashpresë” të Bashkimit Evropian, i cili, sipas tij, mashtrohet duke besuar se mund ta mposhtë Rusinë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se një deklaratë e presidentit Donald Trump në intervistën për ”Politico” lidhur me mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO, territoret e saj dhe humbjen e pozicioneve nga Kievi janë në një linjë me qëndrimin e Rusisë

Peskov u përgjigj edhe propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një armëpushim që do të ndalonte sulmet e ndërsjella ndaj objekteve energjetike.

“Ne po punojmë për paqe, jo për një armëpushim”,  tha ai.

Sipas tij, i cituar nga Interfax, prioritet absolut për Rusinë është një paqe e qëndrueshme, e garantuar dhe afatgjatë, e arritur përmes nënshkrimit të dokumenteve të duhura.

Peskov u përgjigj edhe propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për një armëpushim që do të ndalonte sulmet e ndërsjella ndaj objekteve energjetike:

Moska reagoi edhe ndaj premtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbajtur zgjedhje nëse Perëndimi garanton sigurinë.

“Duket si një skenë nga një teatër kukullash” , tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Zelensky pretendon se dëshiron pavarësinë e Ukrainës, por kërkon që vende të tjera të garantojnë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa i quan ato njëkohësisht demokratike”,  tha Zakharova./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›