FOKUS – BM: Mbështesim Trumpin dhe nuk i besojmë Putinit

LONDËR, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe padyshim do të mbështesë presidentin amerikan Donald Trump dhe vendet evropiane ndërsa hyjmë në negociata për Ukrainën, të shënuara nga samiti i 15 gushtit në Alaska midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi zëdhënësi i kryeministrit britanik, Keir Starmer.
”Megjithatë, Londra beson se Putinit nuk duhet t’i besohet kurrë”, theksoi ai.
Zëdhënësi më pas përsëriti se Britania e Madhe “padyshim do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe të punojë me aleatët në të ashtuquajturin “koalicion të të vullnetshmëve” për të provuar të imponojë një armëpushim të menjëhershëm ndaj Moskës dhe t’i ofrojë “garanci sigurie” Kievit./ /os/