FOKUS – Bie ndjeshëm entuziazmi polak për Bashkimin Evropian

VARSHAVË, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Entuziazmi polak për Bashkimin Evropian ka rënë nga 92% në vitin 2022 në 69% këtë vit, sipas një sondazhi të kohëve të fundit të kryer në fund të nëntorit për revistën franceze ‘’Le Grand Continent’’.
Sipas këtyre të dhënave, 25% e polakëve në të vërtetë duan që vendi i tyre të largohet nga BE-ja, pavarësisht faktit se bashkatdhetarët e Papa Gjon Palit II deri më tani kanë qenë mbështetësit më të zjarrtë të integrimit evropian.
Gazeta ‘’Wyborcza’’ citon gjithashtu sondazhe të brendshme polake që tregojnë se mbështetja për BE-në në fakt ka qenë në rënie në Poloni për disa vite: në vitin 2024, mbështetja për BE-në ishte në 77%.
Duke komentuar këto trende, gazeta thekson frikën e luftës me Rusinë, ndikimin e propagandës ruse përmes mediave sociale dhe përhapjen e opinioneve të politikanëve të ekstremit të djathtë, përfshirë euroskepticizmin e hapur të presidentit të ri, Karol Nawrocki. /os/