SHBA – Goditet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten katër trafikantë

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane ka goditur një tjetër anije të dyshuar për kontrabandë të lëndëve narkotike në Paqësorin lindor, duke vrarë katër persona në bord, tha dje në mbrëmje Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).
Anija thuhet se drejtohej nga një Organizatë e Caktuar Terroriste dhe se mbante lëndë narkotike.
“Katër narkoterroristë në bordin e anijes u vranë”, tha SOUTHCOM në X.
Forcat amerikane kanë kryer sulme të ngjashme ndaj anijeve të dyshuara për lëndë narkotike në Karaibe dhe Paqësor gjatë muajve të fundit, shpesh pa paraqitur publikisht prova për të justifikuar sulmet.
Raportet e medias tregojnë se deri më tani janë vrarë gati 90 persona në operacione të tilla. Administrata amerikane i ka përshkruar viktimat si trafikantë droge dhe “terroristë”.
Vrasjet jashtëgjyqësore kanë shkaktuar kritika të gjera. Ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara thanë se veprimet shkelin ligjin ndërkombëtar.
Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, tha së fundmi se ishin planifikuar sulme të tjera. /a.i/