E Diel, 1 Nëntor 2026

“Destatis”: Në Gjermani 6,3 milionë njerëz punojnë me paga të ulëta

FRANKFURT, 5 dhjetor /ATSH-DPA/- Një total prej 6,3 milionë njerëzish në Gjermani punuan me paga të ulëta këtë vit, duke fituar një pagë maksimale prej 14,32 euro ora, raportoi sot Zyra Federale e Statistikave, “Destatis”.

Kjo shifër i referohet individëve që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në orë, duke mos llogaritur praktikantët, që do të thotë se shifra ndryshon sipas shkallës së përgjithshme të pagave.

Në vitin 2022, pragu i pagës bruto ishte afërsisht 13,04 euro në orë.

Në prill te vitit 2025, pragu ishte 14,32 euro krahasuar me 13,79 euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pragu i pagës së ulët është i ndryshëm nga paga minimale, të parashikuar me statut, e cila është caktuar në 12,82 euro këtë vit dhe do të rritet në 13,90 euro në fillim të vitit 2026. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›