E Diel, 1 Nëntor 2026

TURQI – Eksportet e mbrojtjes thyejnë rekordin, 7,4 miliardë dollarë në 11 muaj

STAMBOLL, 5 dhjetor /ATSH/- Industria turke e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore ka shënuar një tjetër moment historik këtë vit, me eksportet që arritën në 7,4 miliardë dollarë gjatë periudhës janar-nëntor 2025, sipas “TRT World”.

Shifra u bë publike nga kreu i Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes (SSB), Haluk Görgün, i cili vuri në dukje se ishte regjistruar një rritje prej 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo shumë 11-mujore jo vetëm që tejkalon çdo rekord vjetor të mëparshëm, por konsiderohet një hap i rëndësishëm në konsolidimin e rolit të Turqisë si eksportuese e teknologjive të avancuara të mbrojtjes.

“Kjo nuk vjen si rezultat i vëllimit më të lartë të shitjeve, por falë transformimit strukturor të sektorit, kalimit nga produktet e thjeshta në sistemet me vlerë të lartë të shtuar, zgjerimit të pranisë në tregjet ndërkombëtare dhe forcimit të konkurrueshmërisë në industritë të kërkuara, globalisht”, tha Görgün. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›